Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente “Një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot”.
Kështu e ka cilësuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor të Pishë Poro- Darëzezë, teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën.
Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.
Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale.
“Ne do të jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete, dhe logjistikë deri në eleminimin e plotë të zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe të madhe në këtë masiv pyjor”, tha ai.
Pyetjes a duhej ndërhyrë më parë nga ajri, Peleshi iu përgjigj se “ne kemi qenë dhe do të jemi këtu. Çdo ndërhyrje ka rëndësinë e vet si nga ajri ashtu edhe nga toka, por specifika qe paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit”.
Top Channel