Viti i ri akademik në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka nisur me degë dhe mundësi të reja për të rinjtë që gjithnjë e më shumë janë në kërkim të përshtatjes me zhvillimet e reja dhe nevojat e tregut të punës.

Ndërkohë të rrezikuara për t’u mbyllur mbeten 3 programe studimi, por regjistrimet vazhdojnë.

Në përfundim të regjistrimeve të raundit të parë dhe të dytë, në këtë ditë të parë të vitit akademik janë regjistruar 1517 studentë të rinj që ulen për herë të parë në auditoret e UAMD-së, në degë të ndryshme të 5 fakulteteve të këtij universiteti, ndërsa regjistrimet do të vijojnë deri më 18 tetor. Degët më të rrezikuara janë Guidë Turistike, Filozofi-Sociologji dhe Histori e Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Rektorja e UAMD-së Prof.Dr. Kseanela Sotirofski tha se janë plotësuar 75% e kuotave, ndërsa e nis vitin e ri akademik me disa risi. Për herë të parë nis një program studimi në Informatikë Ekonomike që ka pasur mjaft interes nga maturantët, një program master për Mbrojtje e Mjedisit Detar dhe për herë të parë në universitetet shqiptare në Durrës çelet dhe një program studimi master në Teknologji Quantum, një degë që i përgjigjet kërkesave dhe zhvillimeve të fuqishme të kohës në të cilën jetojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA