10 programe studime rrezikojnë të mos nisin vitin e ri akademik në universitetin e Shkodrës për shkak të numrit shumë të vogël të studentëve.
Nga 0 deri ne 6 regjistrime ka në degët e studimeve në frëngjisht, histori, fizikë, gjeografi, gazetari, biologji-kimi etj.
Rektorja Rajmonda Kçira, thotë se po pritet një udhëzim i ministrisë se si do të veprohet me degët që rrezikojnë të mos hapen.
“Risitë e këtij viti akademik janë tre programe të reja, normalisht që tërheqin më shumë studentë, ka infrastrukturë të përmirësuar dhe laboratore të reja.
Janë çregjistrimet këto dy ditë, dhe regjistrimet në datën katër. Deri tani janë 895 studentë të regjistruar. Mbi 100 janë në programe profesionale, risi kjo për universitetin.
Qeveria ka marrë masa për financimin e studentëve që regjistrohen.Unë shpresoj që do të ketë një zgjidhje. Për momentin jemi në fazën e regjistrimeve të reja.
Nuk flitet për mbyllje programi, flitet për aktivizim programesh. Asnjë nuk mundet të mbyllet. Shpresojmë për më të mirën!”, tha rektorja.
Top Channel