Që prej daljes në shitje të modelit në shtator, shumë përdorues raportonin se aparatet nxeheshin aq sa nuk prekeshin dot me dorë.

Apple tha se kishte pikasur një virus në përdirtësimet e sistemit operues iOS 17 të celularit, ndërsa fajësonte gjithashtu ndryshimet në aplikacione të treta si për shembull Instagram, që shkaktonin tej-nxehjen e sistemit.

Përdoruesit e iPhone kishin raportuar me parë se celularët nxeheshin më shumë gjatë përshtatjes fillestare prej masës së përpunimit të të dhënave, por këto cështje me modelin iPhone 15 ishin përkeqësuar.

Apple tha se celulari bëhet më i nxehtë në ditët e para të përdorimit “pas caktimit fillestar të parametrave personale ‘setting up’, ose pas ricaktimit të parametrave ‘reset’, prej aktivitetit të shtuar te procesorëve në brendësi.

Kompania tha: “Kemi identifikuar disa gjendje që bëjnë që iPhones të bëhet më i ngrohtë nga sa prisnim.”

Mes arsyeve përfshihej një element i panjohur në programin operues iOS 17, që është versioni fundit i procesorëve të Apple, i përdorur në modelet më moderne.

Ata shtonin se “një tjetër çështje ishin përditësimet e aplikacioneve të palëve të treta që shkaktonin një tej ngarkim të sistemit, siç ndodhte me aplikacione si Instagram, Uber apo lojra si Asphalt 9, justifikohej Apple.

Instagram tha se kishte riparuar problemin me aplkacionin e saj kësaj jave.

Apple tha se ngrohja e celularëve nuk vjen nga veshja e re prej titani e modeleve iPhone 15 Pro e iPhone 15 Pro Max në vend të çelikut inoks që përdorej në modelet e mëparshme.

Ata refuzonin gjithashtu se problemi vinte nga porta e re USB-C që janë detyruar të instalojnë poër t’u përshtatur me rregullat evropiane, dhe se kjo nuk ka pasoja në performancën e celularit.

FOTO GALERI
2/3
Mes arsyeve përfshihej një element i panjohur në programin operues iOS 17, që është versioni fundit i procesorëve të Apple, i përdorur në modelet më moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA