Ndonëse më parë kryheshin analiza në mënyrë të vazhdueshme për të kontrolluara cilësinë e ujit që konsumohet nga familjarët, tanimë kjo është lënë në dorë të qytetarëve të cilët me vështirësi bëhen bashkë për të pastruar apo dezinfektuar depozitat e ujit.

Sipas mjekut epidemiolog uji i ndotur është burim sëmundjesh  të ndryshme bakteriale dhe virale.

Një tjetër problem për shumimin e ngarkesës bakteriale është për depozitat që janë vendosur në tarracat e pallateve për shkak të ekspozimit në diell.

Instituti i Shëndetit publik dhe jo vetëm duhet të rrisë kontrollet për monitorimin e cilësisë së ujit që përdoret jo vetëm nga familjarët por edhe nëpër restorante apo lokale të ndryshme për të pasur sa më në kontroll situatën epidemiologjike në vend.

 

Top Channel