Shoferi që rrëzoi dje autobusin më nxënëse të dy klasave në veri të Anglisë kishte probleme shëndetësore në drejtimin e mjetit kanë pranuar sot familjarët në funeralin e tij, shkruan rrjeti vendas Metro.co.uk
Nxënësja 15-vjeçare Jessica Baker humbi jetën në aksidentin e rëndë, ashtu si dhe shoferi 40-vjeçar Stephen Shrimpton. Shumë nxënëse të tjera janë të plagosur nga përmbysja e autobusit në autostradën drejt Liverpool.
Mes të tjerash familja e tij i binte homazh ‘bashkëshortit të përkushtuar ndaj gruas e fëmijëve, që gjithmnë vinte të tjerët para vetes’.
Ndërsa kunata e tij Emily shkruante në faqen e donacioneve të funeralit se burri kishte pasur ‘probleme mjekësore të pashpjeguara’ në drejtimin e automjetit.
58 persona u përfshinë në aksident, duke përfshirë dhe dy viktimat.
Një nga katër të plagosurit më rëndë është djalë 14-vjeçar plagët e të cilit thuhet se janë “ndryshuese të jetës”, sipas policisë.
Policia po bën thirrje për dëshmitarë ose pamje nga kamerat e automjeteve të tjera për aksidentin, mes dyshimeve se shoferi mund të ketë humbur ndjenjat në timon, sic po shihet shpesh vitet e fundit ne te gjithë boten.
Autoritetet vinin në dispozicion numra telefonikë dhe adresa email për informacionet.
Shoferët shpërndanin pamje nga vendngjarja ku shihet autobusi përmbysur me nxënëset e dy shkollave, disa prej të cilave dilnin nga dritaret e thyera të mjetit.
Ata shkruanin: “Përplasje në autostradën M53 drejt Liverpool, nga mjeti shihet që dalin fëmijë, nxënës shkolle. Autobusi mbante nxënëse të shkollave të vajzave Calday Grange dhe West Kirby Grammar.
Shërbimi i ambulancave e deklaronte fillimisht aksidentin incident madhor, duke shtuar se plagosjet e traumës ishin të shumta.
Top Channel