Dy të vdekur në rrëzimin e autobuzit të mbushur me nxënëse në autostradën në Angli (fotot)

29/09/2023 15:59

Mjete zjarrfikëse dhe të policisë nxitonin sot drejt zonës së Merseyside në veriperëndim të Anglisë ku një autobus i mbushur me nxënëse të shkollës Caldy Grange dhe asaj të West Kirby, u përmbys në autostradën M53.

Ngjarja e rëndë pasdites së të premtes ka shkaktuar tragjikisht vdekjen e shoferit të mjetit dhe të një nxënëseje deri tani, raportohet së fundmi nga policia, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur.

Hetuesit dhe grupet e ndihmës janë në vendngjarje duke vlerësuar të plagosurit dhe shpërndarë ata në qendrat përkatëse mjekesore.

Shoferët shpërndanin pamje nga vendngjarja ku shihet autobusi përmbysur me nxënëset e dy shkollave, disa prej të cilave dilnin nga dritaret e thyera të mjetit.

Ata shkruanin: “Përplasje në autostradën M53 drejt Liverpool, nga mjeti shihet që dalin fëmijë, nxënës shkolle. Autobusi mbante nxënëse të shkollave të vajzave Calday Grange dhe West Kirby Grammar.

Shërbimi i ambulancave e deklaronte fillimisht aksidentin incident madhor, duke shtuar se plagosjet e traumës ishin të shumta. incident.

Oficerët e trafikut janë ende duke dhënë ndihmë në skenë ndërsa shoferët janë këshilluar të zgjedhin rrugë alternative.

FOTO GALERI
1/3
Ngjarja e rëndë pasdites së të premtes ka shkaktuar tragjikisht vdekjen e shoferit të mjetit dhe të një nxënëseje deri tani, raportohet së fundmi

Top Channel