Ngjarje tragjike në Greqi/ Vdes shqiptarja duke pastruar makinerinë e mishit të grirë, ngjarja në sy të vajzës

30/09/2023 08:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Mesologji të Greqisë.

Një shtetase shqiptare u kap prej prerësve të makinës grirëse të mishit dhe humbi jetën në një dyqan mishi në të cilin punonte si pastruese.

Viktima ishte duke pastruar makinerinë dhe në rrethana ende të pa ditura, ajo nisi të punonte duke kapur flokët e saj dhe në vazhdim e tërhoqi derisa sa i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

E pranishme ishte edhe vajza e viktimës e cila po e ndihmonte të pastronin dyqanin e mishit.

Në zonë mbërriti ambulanca por mjekët thanë se viktima humbi jetën në vend.

Trupi i 50 vjeçares u dërgua në morg, ndërsa autoritet thanë se dy fëmijët e viktimës, një vajzë dhe një djalë 10 vjeç, do të trajtohen nga psikologët.

Viktima jetonte prej gati dy vjetësh në Mesologji ku ishte vendosur mbas ndarjes prej bashkëshortit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA