Greqia po bën llogarinë e përmbytjeve katastrofike që goditën rajonet qendrore të vendit pas stuhisë Daniel në fillim të shtatorit.
Pemët frutore, misri dhe rreth një e pesta e prodhimit të pambukut në Greqi janë shkatërruar, ndërsa kanë ngordhur mbi 200,000 kafshë dhe shpendë. Sipas ekspertëve, edhe vetëm pasojat afatshkurtra mund t`i kushtojnë ekonomisë greke deri në 5 miliardë euro.
Një nga zonat më të goditura ishte fusha e Thesalisë, një nga rajonet më të rëndësishme të vendit, por ku tani ka hedhur rrënjë frika nga ndikimi i kësaj situate mbi prodhimin ushqimor. Fermerët lokalë rrëfejnë se nuk kanë mund të shpëtojnë asgjë; uji thonë ata, mbërriti deri në çatitë e shtëpive.
Druhemi se nuk kemi për ta marrë më veten pas kësaj, i tha BBC-së një prej tyre, Anthoula Pappa, familja e së cilës tani jeton në çadër. Vajza e saj Maria tha se kanë marrë vetëm ujë e ushqime nga vullnetarët, por asnjë ndihmë nga autoritetet. Kafshët e ngordhura janë lënë të dergjen mbi tokë. U bënë 20 ditë, shprehet ajo, do të sëmuremi të gjithë.
I gjithë faji për këtë është i qeverisë. Atë që këto rajone të Greqisë e përjetuan ditë më parë, Nju Jorku po e kalon tani. Në qytet u shpall gjendja e jashtëzakonshme pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të befasishme.
Shumë nga sistemet e tij të metrosë janë përmbytur, ashtu si edhe rrugë e autostrada paso në disa pjesë të qytetit ranë 20 cm shi, ndërsa autoritetet të detyruan të mbyllnin edhe njërin nga terminalet e aeroportit të LaGuardias.
Top Channel