Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave.
Së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
Arbenita vijon të tërheqë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale. Modelja ka postuar një video në “Instastory”, ku shfaqet një djalë duke qeshur dhe bashkangjitur shkruhet: Le të kthehemi bashkë, kam ndryshuar.
Përmes kësaj meme, Arbenita ka lënë të nënkuptohet se Fero në një farë mënyre i ka kërkuar të kthehen bashkë se ka ndryshuar, por mesa duket Arbenita nuk e ka marrë aspak seriozisht dhe e kalon me shaka.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën sipas fansave, modelja shfaqet e përlotur. Në foton e publikuar në “Instastory”, Arbenita shihet me një fytyrë pa makijazh ndërkohë që pas publikimit të fotos, një pjesë e mirë e ndjekësve i kanë dërguar mesazhe Arbenitës duke e pyetur për arsyen se pse ishte duke qarë.
Top Channel