Dhjetëra kardiologë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ankesa për menaxhimin e spitalit në të cilin punojnë, për këtë arsye kanë protestuar.
Ata kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi për shkak të mënyrës së menaxhimit, dhe shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti, pasi ky i fundit ka dhunuar fizikisht kolegun e tij por nuk u ndëshkua.
Kardiologjia dhe njëkohësisht udhëheqësja e këshillit organizativ për këtë protestë, Aurora Bakalli, tha se kërkojnë shkarkimin e drejtorit për shkak të problematikave të vazhdueshme, njëkohësisht paralajmëroi edhe grevë në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të realizohen.
“Këto pa kënaqësi kanë filluar qysh moti, kanë kulmuar me datën 31 te shtatit kur ka ndodhur një akt i dhunës fizike në klinikën e Kardiologjisë, ku njëri nga kardiologët ka goditur kolegun tonë dhe nuk është marrë asgjë ndaj këtij akti, por përkundrazi ky person ka marr vendimin e shefit të Njësisë Koronare”, tha Aurora Bakalli-kardiologe.
“Dinjiteti i mjekut është i përulur përtokë, pankartat tregojnë shumë, flasin shumë, duhet të zbërthehen por nuk kemi interesin të flasim më shumë. Për ndryshe çdo shkronjë e shkruar aty e ka një dëshmi dhe një fakt”, tha Imri Jashari, ish-drejtori i klinikës.
Lidhur me këto pakënaqësi të stafit të mjekëve, një pjesë e tyre mendojnë se akuzat janë të pabaza dhe të organizuara nga njerëz të caktuar. Protesta e kardiologëve vijoi për rreth një orë, duke përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident.
Top Channel