Bastisjet në Veri të Kosovës, Prokuroria dhe policia japin detaje

29/09/2023 15:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion për bastisjen e pesë zonave në komunat veriore të Kosovës, kryesisht në pronat e terroristit Millan Radojiçiç.

Operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24 shtator, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Bastisjet nga Njësia Speciale janë kryer me urdhër të gjykatës dhe në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet”, është theksuar në komunikatën e përbashkët e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

– 2 Automjete Mercedes

– Argjend 4.84 Kg

–  2 Motorë 4X4

– 1 Barkë-Anije

–  7 DVR

– 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës

– 3 Thika

– 2 Pajisje dixhitale

–  2 Çelësa të makinave

– 5 Gëzhoja

– 1 Dronë

– 5 USB

– 1 Kamera GoPro- SSD

– 1 Video kamera

– 1 Shënjestër optike

– 1 Spray

– 7 telefona celular

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA