Debatet e vazhdueshme mes Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian arritën në një nivel tjetër, në premierën e sezonit 4 të The Kardashians .
Tri ditë përpara një udhëtimi familjar në Cabo, pjesët e të cilit nuk ishte Kourtney, Kim dhe motra e saj patën një telefonatë të nxehtë.
42-vjeçarja telefonoi motrën e saj më të madhe për të folur për kontratën e Dolce & Gabbana. Ajo donte që Kourtney të vinte me të në Milano për një event që ishte pjesë e fushatës. Vajzat filluan të flasin për të parë modifikimet e shfaqjes, që përforconin shqetësimin mbi situatën e Dolce & Gabbana.
Gjatë telefonatës, Kourtney i tha Kimit: “Mendoj se e ke parë që ishte e imja dhe jo jotja dhe më pas e deshe. Ti e more dhe e bërë më të madhe”.
Kim, nga ana tjetër, mohoi akuzat. Kourtney theksoi se çështja nuk kishte të bënte me rrobat e D&G, por diçka shumë më të thellë. Kim beson se bëhej fjalë për rrobat dhe e quajti martesën e Kourtney me temën e viteve ’90 me Travis Barker si jo “origjinale”. Ndërsa, Kourtney ka akuzuar më parë Kim se ka përdorur dasmën e saj si një “mundësi biznesi”
Kourtney ia ktheu: “Po flet budallallëqe, sepse është gjithçka që mendja jote egoiste mund të mendojë. Nuk duron dot që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ti erdhe në dasmën time, u ankove që nga momenti që mbërrite deri në atë sekondë që u largove”.
Kourtney nuk u përmbajt me deklaratat e saj: “Nuk mund të ishe e lumtur për mua. Nuk mund të ishe e lumtur që unë isha në qendër të vëmendjes dhe jo ti”.
Kim u përgjigj duke e pyetur Kourtney-n pse e urren kaq shumë . “Isha shumë e lumtur për ty”.
Kourtney e quajti Kim “narcisiste” dhe “shtrigë”, ndërsa Kim tha se e gjithë familja “është e shqetësuar” që Kourtney “nuk është vërtet e lumtur”.
Top Channel