Pronari i lokalit të natës në Sarandë, ku një muaj më parë humbi jetën kamarieri 17-vjeçar, është vënë sot në pranga.

37-vjeçari Spiro Iljadhi u shpall në kërkim pas tragjedisë dhe këtë të mërkurë, u kap në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gjykata e Sarandë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në pranga është vënë edhe Lulëzim Allkushi, si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit.

Në 26 gusht, Antonio Delilaj humbi jetën, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamarier. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA