Festivali i Kërcimit Bashkëkohor! Sot dhe nesër premiera e “Gravity” me koreograf Angelin Preljocajt

27/09/2023 20:05

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor, nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj, çeli edicionin e dytë dhe do të vijojë deri më 22 tetor.

Të mërkurën dhe të enjten në skenën e TKOB shfaqet premiera “ Gravity’ me koreografi të Angelin Preljocajt.

“Shfaqja quhet Rendesa, “Gravite” në frengjisht. Është një balet abstrakt dhe konkret njëkohësisht. Mendoj që rëndësia është diçka që ka të bëjë me ne të gjithë. Por ajo që ka dashur të tregoj unë është se çfarë kuptimi ka rëndësi në një spektakël. Përshembull dua që spektatori të mendojë se si mund të jetë të vallëzosh në një planet tjetër. Në hënë, në Jupiter, apo në një pjesë tjetër të sistemit, apo në galaktikë”, tha Preljocaj.

Rritur nga një familje tradicionale shqiptare Preljocaj e ka të rrënjosur në ndërgjegje tisin shqiptar në krijimet e tij, por me vetëdije ai ka bërë dhe dy koreografi të veçanta kushtuar shqiptarëve.

“Kam bërë dy koreografi ku kam dashur të shpreh fibrën shqiptare. Dasma me muzikën Stravinksit, jam i lumtur që ndodhem i rrethuar nga gra shqiptare që do e çojnë para Shqipërinë. Dhe pjesa tjetër është Amer America, si një lojë fjalësh, Amerika e hidhur i frymëzuar nga filozofi Elia Kaza dhe flet për dramën e mërgimit”, tha koreografi.

Sipas Preljocaj niveli i shfaqeve tona përkon me nivelin e zhvillimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm si shoqëri.

“Unë e njoh shumë mirë trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam bashkëpunuar prej vitesh. I ofroj me shumë zemër gjerësi dhe falas pjesët e mia të baletit për t’u luajtur nga trupa. Me qëllim që dhe ata të evulojnë dhe njohin universe dhe stile të tjera. Nuk është e thënë që të njohim vetëm stilin tim. Stili im është ky që është dhe dihet.

Duke ia besuar programimin Nicole Saïd dhe Ajola Xoxës, festivali premton një formacion të jashtëzakonshëm koreografish magjepsëse dhe shprehjesh artistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA