“I kërkoj falje bashkëshortit pasi…”/ Për herë të parë Sara Mila flet për familjen, bën live në “Goca dhe Gra” dedikimin romantik për partnerin
Britney Spears ka ndarë në rrjetet sociale një video duke kërcyer me dy thika në duar.
Këngëtarja 41 vjeçe, po kërcente në ambientet e shtëpisë, ku në video shihen edhe tre qentë e saj. Në mbishkrimin e videos të publikuar, Britney, shkruan që askush të mos shqetësohej sepse thikat janë false.
“Kam filluar të luaj në kuzhinë me thika sot. Mos u shqetësoni se ato nuk janë thika të vërteta. Halloween është së shpejti”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se para disa kohësh, këngëtarja konfirmoi ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari. Sam, 29 vjeç, paraqiti kërkesë për divorc muajin e kaluar, pas e akuzonte Britney-n se e kishte tradhtuar. Dyshja qëndruan të martuar për 14 muaj, para se të vendosnin që të ndaheshin.
Top Channel