U kap duke kontrabanduar dy bombola me helium në portin e Durrësit, nën hetim një 47-vjeçar
26/09/2023 13:22
Një 47-vjeçar është vënë nën hetim për kontrabandim të mallrave për të cilat kërkohet licencë, në portin e Durrësit.
47-vjeçari M.M i cili është rezident në Angli, tentoi të kalonte në portin e Durrësit dy bombola me lëndë kimike helium, të cilat u gjendën në fugonin që drejtonte.
Dy bombolat me helium dhe fugoni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
Top Channel