Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni po mbahet këtë të martë në Tiranë, me me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.
Ky ministerial zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.
Fokusi i diskutimeve është nevoja e pasjes së një tregu rajonal të përbashkët, që shihet si një gur kilometrik drejt tregut të vetëm europian.
Ervin Mete, ministër i Ekonomisë dhe Financave, e shikon këtë ministerial si një mundësi të mirë diskutimi për të përmirësuar integrimin financiar dhe veçanërisht sistemet e pagesave.
“Kur Plani i Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal u miratua në nëntor 2020, liderët politikë ranë dakord që një integrim i zgjeruar mund të sillte një rritje shtesë prej 6,7% të PBB-së në rajon. Për bizneset tona, integrimi i përshpejtuar do të thotë akses në një treg me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar”.
Bashkimi Europian tha kryeministri Edi Rama ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian.
“6 mijë shoqëri tregtare, 6 mijë të tilla në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga aktivitetet e nxitjes së tregtisë nga të gjitha heqjet e barrierave jotarifore, nga panairet e përbashkëta, nga ngjarjet e përbashkëta, të cilat kanë përfshirë shoqëri tregtare të Ballkanit Perëndimor sidomos dhe mbështetje të përshtatur për qasjen në fondet e Bashkimit Europian në raport me tregun”.
Planin e ardhshëm të Bashkimit Europian për të mbështetur Ballkanin Perëndimor kryeministri e shikon përafrim të rajonit me BE-n.
“Integrimi me faza në tregun e përbashkët premton të na japë një ide të vyer, të paçmuar për rritjen ekonomike të rajonit të Ballkanin Perëndimor gjatë 5 viteve në vijim. Pra, gjithçka është mirë dhe më duhet të them që është tanimë koha për të ecur së bashku përpara dhe për t’u siguruar që nga fjalët mjaft premtuese, ne të nisim të shohim vepra premtuese”.
Top Channel