Sulmoi për vdekje të ëmën me tigan dhe thikë në fyt, vajza shpërthen në lot gjatë gjyqit

26/09/2023 11:40

Një 23-vjeçare nga Ohio vrau nënën e saj duke e goditur më një tigan hekuri dhe me një thikë dhjetëra herë.

Sipas autoriteteve, vrasja ka ndodhur kur e ëma e mori vesh se vajza e saj ishte përjashtuar nga kolegj. Sydney Powell nga Akron u shpall fajtor për vrasjen brutale të nënës së saj 50-vjeçare, Brenda Powell.

“Në mars 2020, Sidney e goditi Brenda Powell në kokë me një tigan hekuri dhe më pas e goditi me thikë gati 30 herë në qafë”, tha prokurori.

Powell, një ish-studente e Universitetit Mount Union, kur u shpall fajtore në sallën e gjyqit, shpërtheu në lot. Pas krimit të kryer nga Sydney më 3 mars 2020, policia e gjeti nënën brenda shtëpisë së saj të plagosur rëndë. Ajo dhe vajza e saj e cila ishte 19-vjeçare u dërguan në spital, ku Brenda iu nënshtrua plagëve të marra.

Prokurorët thanë se Powell sulmoi nënën e saj ndërsa ishte duke folur në telefon me drejtorin e kolegjit. Gjatë gjyqit, avokati i saj mbrojtës argumentoi se Sidney vuante nga skizofrenia dhe për këtë arsye nuk mund të mbahej përgjegjës për vrasjen.

Një ekspert tha se Sidney pësoi një episod psikotik kur vrau nënën e saj, të cilën e konsideronte shoqen e saj më të mirë. Një psikiatër i punësuar nga prokurorët nuk u pajtua me diagnozën dhe deklaroi se Sidney nuk ishte e çmendur në kohën e krimit. Por ai pranoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë tiparet kufitare të personalitetit, hipokrizinë dhe një çrregullim ankthi. Steven Powell, babai i Sidney dhe bashkëshorti i Brenda, u kishte kërkuar prokurorëve që të arrinin një zgjidhje pa gjyq. Por prokuroria tha se donte që juria të vendoste.

“Sydney ndaloi së sulmuari me tigan dhe shkoi në kuzhinë dhe mori një thikë. Ajo duhej të ndërronte armët dhe të vazhdonte ta sulmonte. Ajo e goditi me thikë në qafë disa herë. Është e qartë se ajo donte ta vriste atë”, tha një nga prokurorët, duke shtuar se sulmin fatal e kreu Sidney pasi nuk donte që sekreti i saj të zbulohej.

Avokati mbrojtës nuk pranoi të komentojë pas vendimit. Dënimi i Powell është caktuar për 28 shtator. Ajo përballet me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht pas 15 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA