Nutricionistja Diola Dosti e ftuar në “Wake Up”, ka sjellë në vëmendje rastin kur publikoi në rrjetet sociale historinë e një modeleje e cila humbi dy këmbët e saj për shkak të përdorimit të një tamponi gjatë cikliet menstrual.
Ajo çfarë i ka bërë më shumë habi Diolës, është reagimi që kanë pasur disa mjekë dhe farmacistë pas shpërndarjes së këtij lajmi, ku sipas saj, ata i kanë bërë komente aspak të hijshme.
Diola Dosti: Problemi është se në shoqërinë tonë konsiderohet ende si tabu dhe më shumë sesa komentet se çfarë është ky bakter, ose çfarë e shkaktoi, ishte se ‘kush je ti që e shpërndan”.
Neada Muça: Këto komente janë nga njerëz rastësorë apo nga përfaqësues të mjekësisë?
Diola Dosti: Fatkeqësisht kam parë mjekë dhe farmacistë të cilët bënin komente të tilla që për hir të së vërtetës ishin aq të shëmtuara sa isha e detyruar t’i bllokoj. Më vjen shumë keq kur shoh disa nga mjekët sepse shumica bëjnë një punë të mrekullueshme, disa nga mjekët që mbase mund ta shohin si tabu ose për shkak të dëlirit të madhështisë vendosin dhe thonë ‘kush je ti që e shpërndan, ndërkohë që të merren thjesht me problemin real.
Kujtojmë se modelja 29-vjeçare Lauren Ëasser e cila u prek nga sindroma e shokut toksik (TSS), humbi këmbën e majtë në vitin 2012 pasi kishte përdorur tampon gjatë ciklit.
Por pas dhimbjeve të shumta që kishte pësuar, modelja vendosi që të hiqte edhe këmbë tjetër.
“Kam dhimbje të tmerrshme”, është shprehur ajo në atë kohë.
Që prej operacionit të parë ajo nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale me qëllim parandalimin e prekjes nga TSS, përfshirë rrezikun potencial nga përdorimi i tamponëve.
Top Channel