Ditën e djeshme një punëtor i një miniere në Bulqizë, ka mbetur i plagosur për shkak të shembjes së disa gurëve brenda në galeri.

Inxhinieri B.Ç, 66 vjeç nga Bulqiza dhe brigadieri A.H., 67 vjeç nga Tirana po ndiqen penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA