Tre personat që mbetën të plagosur në lokalin ku u vra sot Martin Bardhi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku janë sjellë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Ata ishin të ulur në bar-kafenenë, në momentin kur pas një konflikti, autorët nxorën armën e zjarrit dhe qëlluan.
Ndërkohë, policia vijon kontrollet për autorët që vranë Martin Bardhin në lokalin e tij, në qendër të Rrëshenit. Në fshatin Gziq të Mirditës, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Pikërisht në këtë zonë janë fokusuar kërkimet nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, por edhe nga nga ajri me helikopter.
Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 59-vjeçarit. Tetë muaj më parë, viktima kreu një atentat që mbeti në tentativë ndaj Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020.
Top Channel