Ndikoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 për lehtësimin e një mase sigurie, arrestohet ish-punonjësi i Prokurorisë në Kukës

26/09/2023 18:13

Një 38-vjeçar me inicialet A.C me detyrë avokat është arrestuar ditën e sotme në Kukës. 

Policia bën me dije se 38-vjeçari dy vite më parë, teksa ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, kishte ndikuar në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj shtetasit F. I.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA