Nagorno-Karabak/ 20 të vrarë nga shpërthimi i pikën e karburantit gjatë eksodit drejt Armenisë (fotot)

26/09/2023 17:40

Të paktën 20 njerëz janë vrarë mbrëmë dhe më shumë se 200 u plagosën në një tragjedi të rëndë nga Nagorno-Karabakh, kur një pikë karburanti e mbushur me njerëz shpërtheu papritur, njoftonin autoritetet minoritare armene.

Lajmi i rëndë vjen teksa rreth 13,500 njerëz ose rreth 12% e popullatës etnike armene të rajonit kanë kaluar kufirin drejt Armenisë, prej operacionit ushtarak të Azerbaixhanit për të rimarrë rajonin e kontestuar, njoftonte qeveria e Armenisë.

Shpërthimi ndodhi teksa njerëzit ishin në radhë për të mbushur makinat e tyre në kryeqytetin e rajonit Stepanakert mbrëmë vonë. Zyrtarët vendorë thanë se 13 trupa të pajetë ishin gjetur dhe shtatë nejrëz vdiqën pak më vonë nga plagët e rënda.

Shkaku i shpërthimit tragjik të pashpjeguar, nuk dihet. Akuzat per sabotime te qëllimshme kane ardhur nga pala armene.

Dhjetra të tjerë janë shtruar në spital dhe shumë prej tyre mbeten në gjendje të rëndë, shtonin autoritetet vendore.

Ministria e shëndetësisë së Armenisë tha se kishte dërguar një helikopter për të marrë disa nga të plagosurit mëngjesin e sotëm, dhe të tjera fluturime të ngjashme do të kryheshin.

Këshilltari presidencial i Azerbaixhanit, Hikmet Hajiyev shprehu gatishmërinë e personelit dhe spitaleve të vendit për të plagosurit e ngjarjes.

Furnizimet me karburant kishin qenë gjithmonë problematike në Nagorno-Karabakh ndërsa kjo tragjedi shton akoma më shumë panikun e banorëve për zhvillimet dhe frikën e tyre për të qëndruar. Kufiri i Armenisë është rreth 35 km larg qendrës së rajonit Stepanakert.

Ndërkohë në rrugët e Stepanakert shihen makina me bagazhe në çatitë e tyre dhe rezidentë që presin në trotuare me bagazhet pranë tyre.

Ushtria e Azerbaixhanit goditi forcat armene të rajonit në një sulm të ashpër 24-orësh javës që shkoi, duke i detyruar të dorëzoheshin de të nisnin negocjatat për integrimin e Nagorno-Karabak përsëri te Azerbaixhani.

FOTO GALERI
2/3
Shpërthimi ndodhi teksa njerëzit ishin në radhë për të mbushur makinat e tyre në kryeqytetin e rajonit Stepanakert

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA