Një 53-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane me mbi 5 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, është arrestuar në Lushnjë.

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur arrestimin provizor në fshatin Tërbuf, me qëllim ekstradimin, të Barjam Mehajt.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit Bajram Mehaj, në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA