“Duam të zbardhet sa më shpejt”, Hovenier: Sulmi u krye nga një grup profesional

26/09/2023 20:09

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se sulmi në veri ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u krye nga një grup profesional dhe mirë i organizuar.

Ndër të tjera Hovenier, në deklaratën e dhënë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, i ofroi mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës për ta zbardhur rastin.

“Ne ende po punojmë për të kuptuar kush është përgjegjës. Ai ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të zbardhet dhe ata të mbahen përgjegjës”, u shpreh Hovenier.

Ambasadori amerikan, pas pyetjes për pritshmëritë e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja, u shpreh se pret zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“SHBA vazhdon të kërkojë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë aktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, jo për të negociuar premtime dhe marrëveshje të reja. Ne duam të shohim që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht nga të dyja palët”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA