
Së paku 20 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një depo karburanti në Nagorno-Karabak të Azerbajxhanit, deklaruan sot autoritetet vendore armene.
Rreth 300 njerëz u dërguan në spitale, një pjesë e madhe e të cilëve në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një kohë kur 13.500 refugjatë kaluan në Armeni nga kjo enklavë, tha Qeveria armene. Rajoni i kontestuar Nagorno-Karabak është shtëpi e një shumice prej rreth 120 mijë armenëve etnikë. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin të hënën në mbrëmje në qytetin kryesore, Stepanakert.
Armenët e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit që në të kaluarën nuk ishte nën kontrollin e Bakusë, u detyruan të shpallin armëpushim më 20 shtator, pas një operacioni të lehtë ushtarak nga ushtria shumë më e madhe e Azerbajxhanit.
“Njerëzit tanë nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit. Nëntëdhjetë e nëntë për qind parapëlqejnë t’i braktisin tokat tona historike”, tha David Babayan, këshilltar i Samvel Shahramanyan, presidentit të Republikës së vetëshpallur të Artsakut.
Top Channel