Fundjava që lamë pas ishte sfiduese për zjarrfikësit në Shqipëri.

Vendi pati 37 vatra zjarri disa prej të cilave patën përmasa të mëdha si zjarri në fabrikën e bojërave në Maminas dhe zjarri në fshatin Darzezë, ku flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të gjerë me pemë dhe shkurre.

Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë qenë të qëllimshëm. Policia ka identifikuar si autorë 32 persona nga të cilët 12 janë arrestuar 19 po hetohen ne gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë mbrëmjes së të dielës pati vatra zjarri dhe në 3 fshatra në Tepelenë dhe një në Vlorë ku autorët sërish u identifikuan, ndërsa zjarret  shuan nga zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Edhe zjarret e regjistruara gjatë kësaj vere kanë qenë të qëllimshme. Nga janari deri në gusht policia ka arrestuar 50 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 100 të tjerë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Shumica prej tyre janë barinj ose buq që kanë dashur të djegin mbetjet bujqësore por zjarri ka marrë përmasa duke djegur pyje dhe kullota.

Pavarësisht apeleve të shpeshta nga zjarrfikës dhe policia që zjarri të mos përdoret ngjarjet janë ripërsëritur duke vënë në rrezik shpesh herë dhe zonat e banuara. Djegia e pronës me zjarr është një vepër penale që dënohet me 5 vite burg dhe nëse ka pasona të rënda dënimi shkon deri në 15 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA