Sulmi që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjkau dhe u plagos një tjetër, ka nxitur reagime të shumta në të gjithë botën.

Në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logoja e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

Kjo është realizuar nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Dren Deva i cili është nga Mitrovica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA