Ankesat e kombeve perëndimore për ndërhyrje në zgjedhje kanë qenë përgjithësisht për Rusinë.
Por Polonia befasoi me pretendimet se saj se të njëjtën po tenton të bëjë edhe një demokraci e konsoliduar si Gjermania. Ministri i jashtëm polak, Zbignieë Rau e cilësoi apelin e kancelarit gjerman Olaf Scholz drejtuar Varshavës për të qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët, si përpjekje të hapur për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë.
“Procedurat e vazhdueshme në Poloni nuk janë kompetencë e kancelarit gjerman. Deklaratat e tij për këtë çështje përbëjnë një tentativë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit polak dhe në fushatën e tanishme zgjedhore në Poloni. Kancelari bën mirë të respektojë sovranitetin e Polonisë dhe të frenohet nga deklaratat që i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe”, shprehet Zbigniew Rau, ministër i jashtëm i Polonisë.
Emigracioni është kthyer në temë qendrore të fushatës së partive politike para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit në Poloni. Qeveria polake është përballur prej muajsh me akuzat e partive opozitare se është përfshirë në lëshimin e jashtëligjshëm të vizave polake për emigrantët me ritëm të përshpejtuar, pa kontrolle të duhura, në këmbim të ryshfetit.
Scholz than ë fundjavë se mbi këtë çështje duhet hedhur dritë e la të kuptohej se Gjermania mund të ndërmarrë hapa në lidhje me kontrollet në kufirin e saj me Poloninë. Ndërkohë, edhe Komisionerja për Çështje të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, kërkoi sqarime dhe i bëri thirrje Varshavës t`i përgjigjet akuzave se 350 mijë emigrantë kanë blerë viza shengen në konsullatat polake përmes palëve të treta ndërmjetësuese.
Top Channel