Nata e së dielës në veri të Kosovës ka qenë e qetë dhe pa asnjë incident.

Ndërkohë, operacionet e Policisë në kërkim të terroristëve që kanë arritur të largohen, mbrëmë janë ndërprerë.Këtë e ka pohuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, për mediat e Kosovës.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës ndodhi ditën e djeshme, ku në orën 2:34 të mëngjesit të së dielës, policia ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar.

Policia njoftoi se ata janë sulmuar me një arsenal armësh e granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka shkëmbyer zjarr me një grup kriminal që ishte zhvendosur brenda manastirit të Banjskës. Deri në orët e pasdites janë dëgjuar të shtënat nga hapësirat përreth manastirit. Policia e Kosovës ka njoftuar se ishin rreth 30 persona të uniformuar e të armatosur. Gjithashtu Policia e Kosovës arriti të sigurojë pamjet e tyre brenda manastirit ku shiheshin të maskuar e të uniformuar.

Përgjatë përballjes me ta, policia neutralizoi tre sulmues e deri në orët e pasdites arrestoi edhe njërin prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA