Negociatat e zgjatura për digën nuk ka sjellë ende një marrëveshje mes Etiopisë dhe fqinjëve të rrjedhës së poshtme, Sudani e Egjipti.
Raundi i dytë i bisedimeve trilaterale për digën e njohur si GERD, që është shumë e rëndësishme për Egjiptin e Sudanin, përfundoi sot në mënyrë jo-konkluzive, edhe pse Etiopia dhe vendet zotoheshin të vazhdonin bisedimet “me vullnet të mirë”.
Bisedimet po kryhen për projektin e kontestuar mbi lumin Nili Blu që rrjedh në drejtim të veriut të Afrikës, rezervat ujore të të cilit prekin Egjiptin e Sudanin.
Etiopia kundërshton kompromisin e pranuar që prek interesat e saj në lidhje me digën, siç kundërshtojnë dhe prekjen e interesave të tyre vendet poshtë rrjedhës ujore.
Egjipti gjithashtu tha se mbetet i përkushtuar ndaj negocjatave konstruktive, me objektiva të qarta.
Negocjatat e nisura prej vitit 2011 përpiqen të gjejnë terren të përbashkët për prekjen e volumit të ujit që rrjedh prej saj drejt Egjiptit e Sudanit.
Pas disa vitesh ndërprerjeje, Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri etiopian Abiy Ahmed pranuan rinisjen e bisedimeve në gusht.
Top Channel