Kremlini njoftoi se e po e vëzhgon nga afër situatën në veri të Kosovës por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj forcave të policisë një ditë më parë.

“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, po shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, jemi duke e mbikëqyrur nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për shtyp sot.

Më herët gjatë ditës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që ambasadori rus i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram, pa dhënë megjithatë detaje se për çfarë kërkesash bëhet fjalë. Shtatë shtetasit maqedonas që gjendeshin në një hotel afër Manastirit në Banjskë, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, sakaq janë rikthyer në Maqedoninë e Veriut nën shoqërinë e forcave të rendit.

Ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani, sqaroi se shtetasit në fjalë janë lejuar të largohen pas marrjes në pyetje nga policia dhe verifikimeve të tjera.

“Rrethanat, në të cilat u gjendën, ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook, ndërsa shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës, të cilat “garantuan sigurinë e qytetarëve maqedonas”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA