Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Tema e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, citohet në Kurti në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Ai gjithashtu e përgëzoi kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA