Rikthehet për të dytin vit Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor.

Drejtori artistik i këtij festivali është ylli i koreografisë bashkëkohore Angjelin Preljocaj. Vepra të ndryshme skenike do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Gjithashtu do të organizohen edhe punëtori apo masterclass të ndryshëm me balerinë dhe studentë nga Shqipëria dhe rajoni. Balet Preljocaj, Blenard Azizaj, Aterballeto etj do te sjellin magjinë e artit të tyre nga 23 shtatori deri më 22 tetor në Tiranë.

Festivali është organizuar nga Qendra për Art dhe Kulturë Harabel, D18 Paris dhe Balkan Youth Link Albania, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Përgjatë festivalit nuk do të mungojnë dhe ngjarje të tjera të artit përfshirë edhe atë pamor. Ekspozitat do të prezantojnë veprat e artistëve pamorë shqiptarë, ndërsa punëtoria do të inkurajojë fëmijët të eksplorojnë shprehjen e tyre artistike përmes pikturës, punimeve artizanale, ushtrimeve të gjuhës së trupit dhe lojërave interaktive.

Festivali do të kulmojë me shfaqen ‘Gravity’ me koreografi të Angjelin Preljocaj, më 27 shtator në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA