Inspektorët e IKMT 500 mijë lekë ryshfet për të mos gjobitur qytetarin! Paratë i marrin brenda makinës me logon e institucionit

25/09/2023 20:40

Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetari nga Lanabregasi, Komuna Dajt e Bashkisë Tiranë, i cili tregoi se inspektorët e Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit i kanë kërkuar ryshfet.

“Që kur kam nisur të ndërtoi një shtëpi më kanë ardhur pafund policia, IMT,IKMT dhe nuk di çfarë kanë dashur. Unë kam qenë me të gjitha rregullat, herën e fundit po sheshoja oborrin dhe më erdhën inspektorët e IKMT-ës dhe më kërkuan 500 mijë lekë, ju dhashë 320 mijë lekë se aq kisha” thotë qytetari.

Ndërkohë ai kërkon bashkëpunim me emisionin investigative për t’i çuar para ligjit këta persona që shkelin ligjin.

“Unë nuk e shkel ligjin dhe nuk kam plan ta shkel ligjin, inspektorët më kanë thënë se mund të ndërtoj dhe një mur pa leje kundrejt ryshfetit, madje se ata do flasin dhe me institucionet e tjera” sqaron denoncuesi.

Emisionin investigative solli me zë dhe figurë inspektorët duke marrë 180 mijë lekë tek qytetari brenda makinës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Inspektorët i kërkojnë të dhëna qytetarit se për sa ditë mund ta ndërtojë murin dhe se atyre ju duhet të flasin edhe me çunat e IMT dhe policisë, pastaj t’i thonë se sa lekë duan.

Jo vetëm aq, por ata pyesin zotërinë se sa lekë mund të japë për këtë gjë. Qytetari  shikohet në video tek ju thotë se nuk do t’u japi lekë.

“Këtu keni 180 mijë lekë, numëroini dhe 320 jua kam dhënë” thotë qytetari ndërkohë inspektorët pohojnë një gjë të tillë.  Ndërkohë që bëjnë gati territorin edhe për ryshfetin tjetër, atë të murit që i thonë ta ndërtojë pa lejë. Pra kundrejt lekëve vetë ata që duhet të mbrojnë ligjin e shkelin me të dyja këmbët.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA