Kryeministri Edi Rama tha se kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj do të kurorëzojë fitoren në zgjedhjet e Kukësit, pas një avantazhi prej thuajse 3000 votash.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, shkruan Rama.

Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 8294 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata ka siguruar deri më tani 4631 vota.

Zgjedhjet e 14 Majit në Kukës prodhuan rezultatin 11.632 vota për Safet Gjicin ndërsa 9.592 vota për Admir Sinamatin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjici fitoi ato zgjedhje me +2040 vota.

Top Channel