Ftesë në 5/ Si shkonte Olta dhe Luizi “Në Kuadër të Dashurisë”? Regjisori: Kishte kimi dhe më shumë se një puthje

25/09/2023 20:00

Sot në “Ftesë në 5″ me Bieta Sulon ishte i ftuar regjisori Koloreto Cukali, i cili ndau më shumë detaje nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”.

Tashmë që pak dite na ndajnë nga premiera absolute e këtij projekti kaq të komentuar të Top Channel, kurioziteti nga publiku është në maksimum.

I pyetur nga Bieta për dyshen protagoniste Olta-Luiz, Koloreto tha se janë treguar shume profesioniste dhe mes tyre ka pasur kimi në film.

Janë të dy shumë të vërtetë në rolet që luajnë. Janë partnerë shumë të mirë ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe partnerin. Ka qenë shumë komode dhe s’di të ketë probleme nga ato qe publiku tifoz mund të presin dhe te komentojë. Mendoj që ka ardhur koha që edhe për publikun e tifozerisë të kalojë ne nivel tjetër. Të kalojë nga urrejtja e palës kundërshtare…” tha ndër të tjera ai.

Sa i përket puthjeve në buzë, Cukali tha se të gjithë çiftet janë treguar profesioniste dhe se në ketë kohë të prodhimit të filmave, nuk mund të ketë histori dashurie pa puthje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA