Festa e socialistëve në Kukës/ Albert Halilaj fiton në avantazh të thellë, më shumë vota edhe se Safet Gjici

25/09/2023 11:07

Fituesi zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Safet Gjicit i përfshirë në një skandal seksual një muaj më pas, në goditën pas meje, e detyroi të japë dorëheqjen e si pasojë bashkia Kukës të dielën e 24 shtatorit u përfshi në zgjedhje për kryetar bashkie.

Për këtë betejë elektorale socialistët zgjodhën Abert Halilajn ndërsa koalicioni Berisha-Meta, ish drejtuesin e policisë Emri Vata nën siglën e Bashkë Fitojmë.

Kuksianët votuan të qetë duke mos u shënuar asnjë incident gjatë procesit të votimit, i mbikëqyrur nga komisionerët e PD-s të Lulzim Bashës i cili nuk preferoi të përfshihet në këtë garë lokale me kandidat.

Gjatë numërimit në palestrën e shkollës 9-vjeçare  Lidhja e Prizrenit kandidati Socialist u ul në pjesën e djathtë të palestrës bashkë me Pandeli Majkon, ndërsa ai i “Rithemelimit” të Berishës, në të majtën i rrethuar nga deputetët demokrat të qarkut.

“Ju premtoj që do të jem krah kuksianëve për t’i mbështetur në të gjitha problematikat. Unë jam djalë i Kukësit, do i përfaqësoj vetëm nëpërmjet punës. Qytetarët e Kukësit treguan që kanë vlera, nuk patën asnjë incident. U jam borxhli të gjithë kuksianëve”, u shpreh Halilaj, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kukësit.

Nga numërimi 10 kutive të para u pa trendi epërsisë të socialistit Albert Halilaj, epërsi që sa vinte e shtohej jo vetëm në kutitë e njësive administrative por edhe në qytet.

Përballë kësaj situate rivali, Emri Vata tek sa numërimi vijonte, pas mesnatës e nuhati se kishte humbur.

U largua bashkë me deputetët e PD, nga vendnumërimi për mos tu kthyer më, e parë me sytë e tij festën e fitores të mbështetësve të Albert Halilajt me vota mbi 5.000 vota në përfundim të numërimit të 74 kutive të votimit që zgjati 12 orë.

Fitorja e thellë e socialistit, Albert Halilaj në Kukës shton qetësinë në kampin e mazhorancës, por hap një derë tjetër për përplasjen brenda opozitës, përplasje e cila u lajmërua që para zgjedhjeve.

Opozita Bashkë nuk fitoi as karrigen e lënë bosh nga Safet Gjici. PD e Lulzim Bashës që kishte edhe komisionerët dhe numëruesit por jo kandidat, tha më herët se zgjedhjet ishin paracaktuar, ndërsa në kampin e rithemelimit pritet të dëgjohet alibia apo akuza e radhës, për këtë humbje në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA