Ceremonia në nder të Afrim Bunjakut, Kurti: Sulmi u krye nga një grup i mbështetur nga Serbia

25/09/2023 13:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë në nder të policit të vrarë më 24 shtator, Afrim Bunjaku tha se sot është ditë zie në Kosovë.

 “Sot është ditë zie në Kosovë, e bashkë me pikëllimin dhe dhimbjen ndjejmë edhe krenari dhe besim për Afirimin dhe të gjithë policët e tjerë. Për policinë tonë  që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenarë më të gjerë kriminal e terrorist”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “Afrimi u vra në një sulm ndaj policisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës”.

“Ky sulm u realizua nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan dhe të përkrahur politikisht dhe të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia. Reagimi profesional i policisë tonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e të gjithë grupit të tyre, dhe konfiskimin e armatimit”, u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se nga dje asgjë nuk mund të jetë njësoj. “Faktet dolën në sytë tanë dhe në sytë e ndërkombëtarëve”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA