Në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ka qenë i ftuar herbalisti Irfan Gjeçi i cili ka këshilluar publikun të përdorin avullin e dafinës për të lehtësuar vështirësitë në frymëmarrje, për të larguar viruset dhe për të pastruar mushkëritë nga sekrecionet.
Ai ka treguar edhe mënyrën se si mund të bëhet kjo në shtëpitë tona. Mjafton që të keni një napë dhe ta vendosin në hundë, kur thithni avullin e dafinës sepse largon lagështinë e cila mund të krijojë probleme me mushkëritë tona.
“Kur njerëzit kanë probleme me frymëmarrjen, viruset , kanë sekrecione ose nuk kanë, janë të bllokuar, mund të marrin disa gjethe dafine, t’i vendosin në një tenxhere, t’i ziejnë duke pasur parasysh të vendosin në pëlhurë përpara, një napë dhe ne mund ta thithim avullin, por duke pasur napën përpara, kondensimi i avullit ndodh tek napa dhe nuk ndodh tek mushkëritë kështu që nuk mbajmë lagështi. Napën e vendosim tek pjesa e hundës përpara.
Në qoftë se do i referohemi gjithmonë gjysheve tona, ato ishin gjithmonë të kujdesshme, vendosnin një pëlhurë përpara një napë me qëllim që avulli të kompensohet tek napa. Po të shohim napa laget shumë dhe në qoftë se ne do ta thithim direkt, do e rëndojmë mushkërinë me lagështi. Kjo është një efekt i kundërt, jo se nuk do të kemi përfitim, por do na japë, kollë, sekrecione, gëlbazë. Kjo vlen shumë dhe për fëmijët e vegjël se ata nuk dinë dhe ne i afrojmë për ta thithur aromën shëruese dhe hyjnore që të çon në këmbë”, shprehet Irfan Gjeçi.
Top Channel