​Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon gjetjen trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë terrorist

25/09/2023 18:55

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë terrorist që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

Rrjedhimisht, Prokuroria Speciale konfirmon se, që nga momenti kur ka ndodhur rasti i sulmit terrorist dhe deri në këto momente, Prokurori i rastit, Naim Abazi, ishte i pranishëm intensivisht në vendin e ngjarjes për të siguruar provat në mënyrë sa më adekuate, të cilat do të ndriçojnë tërësisht rrjedhën fatkeqe të rastit të djeshëm terrorist.

“Faktikisht, PSRK-ja, konfirmon se, sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe, gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA