Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ për Kukësin, Emri Vata në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre.
Ai deklaroi se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një sërë problematikash.
“Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në këto momente kemi evidentuar çdo lloj problematike, të cilat do paraqiten. Deri tani ka qenë e qetë situate.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë, përtej Kukësit. Sfidat tona të planit të punës, janë të paraqitura dhe shpalosur me detaje dhe pse në situatë të shkurtër. Është një program pune i detajuar”, deklaroi ai.
Këtë të diel qytetarët e Kukësit po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga krahu i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Top Channel