Forcat e KFOR-it janë vendosur në rrugën Mitrovicë – Zveçan.
Në manastirin ortodoks serb vazhdon të qëndrojë një grup me persona të armatosur. Policia deri më tani ka konfirmuar se ka vrarë njërin prej tyre, ndërsa mban të rrethuar zonën.
I njëjti grup me persona të armatosur kanë hapur zjarr në orët e para të mëngjesit ndaj një patrulle policie, duke lënë të vdekur Afrim Bunjakun, polic i Rendit me gradën rreshter.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi dhe u plagosën dy të tjerë.
Top Channel