“Më kaloi jeta para syve”, po udhëtonte me makinë, Adrola Dushi tregon momentin që e tmerroi

24/09/2023 22:59

Modelja e njohur Adrola Dushi së fundmi është përballur me një situatë të frikshme, ku mendoi se ishin minutat e saj të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregon se sot ka pasur një problem me makinën dhe se ishin momente të tmerrshme për të.

 “Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova se makina ime nuk po merrte asnjë komandë, të them se u tmerrova është pak.

Por falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë! Dhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falenderuese ndaj të madhit Zot. Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, shkruan Adrola në Instastory.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA