Në raundin e dytë të zgjedhjeve për liderin e partisë më të madhe të opozitës, Syriza, rishtar politik Stefanos Kasselakis, një grek homogjen i ardhur nga SHBA, ka fituar bindshëm ndaj rivales së tij Efi Ahtsioglou, një ish-ministre në qeverinë e viteve 2015 të të majtëve.
Ai pason Aleksis Tsipras që dha dorëheqjen pas humbjes fatale në zgjedhjet e qershorit të kaluar.
Lideri i ri premton të sjellë një frymë të re te Syriza, me shpresën për një rikthim dhe një rimëkëmbje.
35-vjeçari Stefanos Kasselakis, një ish bashkëpunëtor i Goldman Sachs dhe biznesmen ka kryer brenda një kohe të shkurtër një fushatë të shkëlqyeshme në rrjetet sociale duke premtuar që t’i japë fund pushtetit të Demokracisë së Re. Kryesoi në raundin e parë ndaj pesë kandidatëve – shumica prej tyre anëtarë të lartë të Syrizës dhe mori 45% të votave nga 147.000 anëtarë të partisë më 16 shtator.Sot kryeson me rreth 57% ndaj 43% të votave që përqendroi rivalja e tij.
Kandidatura e Kasselakis ndau mbështetësit e Syriza-s përpara votimit, shumë prej të cilëve thanë se profili i tij nuk i përshtatej të majtës tradicionale. Fitorja e tij ka tronditur edhe kundërshtarët e tij politikë, të cilët e shohin atë si një kërcënim.
“Nëse nuk do ta kisha njohur kapitalizmin nga brenda, nëse nuk do të kisha parë padrejtësinë e parave, mund të mos kisha qenë majtist”, ka deklaruar ai në Facebook para disa ditësh.
I martuar me infermierin Tyler Macbeth që nga viti 2019, Kasselakis ka thënë se “populli grek është gati të ketë një kryeministër që është i aftë, i pakorruptueshëm, i padëmtuar dhe që ndodh të jetë homoseksual“.
Top Channel