Zjarri për djegjen e mbeturinave i doli nga kontrolli duke rrezikuar banesat, arrestohet 72-vjeçari në Patos

23/09/2023 20:30

Policia e Fierit ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e zjarrvënies në fshatin Oficinë, të Patosit.

Nga veprimet hetimore, Policia ka bërë të mundur arrestimin e 72-vjeçarit me inicialet H. L., pasi ky i fundit teksa ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët e favorizuara nga era e fortë janë përhapur duke djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Megjithatë, flakët vijojnë ende të djegën ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesa.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA