Ndonëse më parë kryheshin analiza në mënyrë të vazhdueshme për të kontrolluar cilësinë e ujit që konsumohet nga familjarët,  tanimë kjo është lënë në dorë të qytetarëve

Ata me vështirësi bëhen bashkë për të pastruar apo dezinfektuar depozitat e ujit. Sipas mjekut epidemiolog, uji i ndotur është burim sëmundjesh të ndryshme bakteriale dhe virale.

Një tjetër problem për shumimin e ngarkesës bakteriale është për depozitat që janë vendosur në tarracat e pallateve për shkak të ekspozimit në diell.

Instituti i Shëndetit Publik dhe jo vetëm duhet të rrisë kontrollet për monitorimin e cilësisë së ujit që përdoret jo vetëm nga familjarët, por edhe nëpër restorante apo lokale të ndryshme për të pasur sa më në kontroll situatën epidemiologjike në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA