Krahas Fierit, situatë alarmante për shkak të zjarreve ka mbizotëruar edhe në Qarkun e Vlorës.

Në një bilanc paraprak, Prefektura e Qarkut Vlorë njofton gjendjen aktuale sa iu përket vatrave të zjarrit dhe shpërndarjen e forcave zjarrfikëse në terren.

Bashkia Vlorë:

– Vatra zjarri në Rradhim, njësia administrative Orikum mbi By Pass. Janë duke punuar 2 mjete dhe 6 efektivë.

– Vend depozitim i mbetjeve, po punon 1 mjet dhe 3 efektivë.

– 1 mjet dhe 3 efektivë janë në Patos.

Bashkia Selenicë:

– Vatra e zjarrit në Hysoverdh, njësia administrative Kotë, janë duke punuar 1 mjet dhe 8 efektiv.

Bashkia Konispol:

– Vatra e zjarri në fushën e Vrinës, njësia administrative Xarrë, në Moçal janë duke punuar 1 mjet dhe 9 efektivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA