Ndezi zjarr për mbeturinat, por flakët jashtë kontrollit dogjën ullinj e bimë! Arrestohet 55-vjeçari në Kashar

23/09/2023 20:50
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi zjarri që ndezi për djegien e mbeturinave në tokën e tij, u përhap nga era dhe dogji një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar, ka rënë zjarr, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit me inicialet O.M..

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA